Rosenior i lumtur për Chelsea: Ai ishte i jashtëzakonshëm, por e gjithë skuadra shkëlqeu

Rosenior i lumtur për Chelsea: Ai ishte i jashtëzakonshëm, por e gjithë skuadra shkëlqeu

Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka mbetur i kënaqur me të tijtë pas fitores 3-1 në fushën e Crystal Palace. Një rezultat që mban “blues” në zonat e larta të renditjes. Protagonist në këtë ndeshje ishte Estevao me një gold he një assist. “Kjo thotë atë që ne tashmë e dimë për Estevao. Ai është një lojtar me aftësi të veçanta, talent të veçantë. Ai ka qenë i sëmurë dhe çdo herë që ka qenë në fushë me mua deri më tani, ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha Rosenior. “Nëse e shikoni atë gol, ajo që më bën kaq të lumtur është se të 11 lojtarët janë përsëri pas topit. Kjo është arsyeja pse ai merr hapësirën. Nuk dua të flas shumë për individët, pasi mendoj...