Ronaldo vendos rekord historik, ftohet për Botërorin e gjashtë me Portugalinë

Ronaldo vendos rekord historik, ftohet për Botërorin e gjashtë me Portugalinë

Cristiano Ronaldo do të shkruajë historinë me Portugalinë, pasi është përfshirë në listën zyrtare të trajnerit Roberto Martínez për Botërorin 2026. Sulmuesi veteran luzitan do të marrë pjesë në Botërorin e gjashtë të karrierës së tij, pas Gjermanisë 2006, Afrikës së Jugut 2010, Brazilit 2014, Rusisë 2018 dhe Katarit 2022. Në këtë mënyrë, CR7 vendos një rekord historik, duke u bërë futbollisti i parë i grumbulluar në gjashtë Botërorë. Rekord që mund të barazohet vetëm nga Lionel Messi nëse thirret nga Lionel Scaloni me Argjentinën, sipas të gjitha gjasave. Me 226 ndeshje ndërkombëtare dhe 143 gola me Portugalinë, ai vazhdon të mbajë rekordin absolut të golashënuesit mes kombëtareve të botës. Për krahasim, Messi ka realizuar 116 gola në 198 paraqitje me Argjentinën. Në pesë Botërorët...