Ronaldo ‘injoron’ Vinicius te Brazili: Nuk shoh askënd tjetër si Neymar për ta fituar një ndeshje

Ronaldo ‘injoron’ Vinicius te Brazili: Nuk shoh askënd tjetër si Neymar për ta fituar një ndeshje

Legjenda braziliane dhe dy herë kampioni i botës, Ronaldo Nazário, ka dhënë një intervistë për “L’Équipe”, ku ka trajtuar tema të ndryshme aktuale dhe ka bërë deklarata të forta për të ardhmen e Brazilit në futbollin ndërkombëtar. Ronaldo e ka krahasuar Kylian Mbappé me veten në kulmin e karrierës, duke e quajtur pasardhës natyral të legjendave të futbollit: “Stili i lojës së Mbappé më kujton veten në momentet e mia më të mira. Ai është një nga lojtarët më të mirë të futbollit aktual dhe një trashëgimtar natyral i legjendave të këtij sporti”. Vëmendja më e madhe ka shkuar te Neymar, për të cilin Ronaldo ka qenë shumë i qartë në mbështetje për Botërorin: “Kam qenë në favor të grumbullimit të tij për një arsye...