Roma mbetet duarbosh, një tjetër klub i madh është pranë transferimit të Greenwood për 50 milionë euro

Roma mbetet duarbosh, një tjetër klub i madh është pranë transferimit të Greenwood për 50 milionë euro

4 Korrik 2026 21:05 Telesport Roma duket se është dorëzuar për Mason Greenwood. Anglezi ishte objektivi kryesor për të forcuar sulmin për verdhekuqtë për sezonin e ri, ku do të luajnë edhe në Champions League. Ndërkohë që kryeqytetasit pritej të dërgonin një ofertë rreth 45 milionë euro në drejtim të Olimpique Marseille, mediet turke raportojnë se Fenerbahce tashmë ka dërguar ofertën 50 milionë euro në drejtim të francezëve, duke parakaluar kështu italianët. 50 milionë euro është pikërisht shifra që ka vendosur Marseille, për të lënë të lirë sulmuesin anglez, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me 26 gola dhe 11 asiste në 45 ndeshje. 40% të shumës në rast zyrtarizimi të transferimit, do t’i kalojë Manchester United.