Risi në Suzuka/ FIA ndryshon rregullat, kufizohet rikarikimi i energjisë në kualifikuese
Në prag të Çmimit të Madh të Japonisë, FIA ka njoftuar një rregullim të rëndësishëm teknik në lidhje me menaxhimin e energjisë së njësive të reja të fuqisë për vitin 2026. Pas konsultimeve me ekipet dhe prodhuesit e motorëve është vendosur një ndryshim në parametrat e rikarikimit për sesionin e kualifikueseve në Suzuka. MË PAK RIKARIKIM, MË SHUMË SFIDË Ndryshimi kryesor ka të bëjë me kufirin maksimal të energjisë që mund të rikarikohet gjatë një xhiroje kualifikuese, i cili ulet nga 9.0 MJ në 8.0 MJ. Ky vendim, i miratuar unanimisht nga të gjithë konstruktorët, synon të ruajë një ekuilibër optimal midis shpërndarjes së fuqisë elektrike dhe performancës së pastër të pilotit. Sipas deklaratës së Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, ky rregullim pasqyron reagimet e marra...
Burimi:
gijotina.com