Rikthehet kampioni i Botës, Luis Hamilton ‘Çmimi i Madh’ i Barcelonës

Rikthehet kampioni i Botës, Luis Hamilton ‘Çmimi i Madh’ i Barcelonës

Pas dy edicioneve me makinën e Ferrarit, 7 herë kampioni i botës Luis Hamilton merr fitoren e tij të parë. Në Çmimin e Madh të Formula 1 në Barcelonë (Katalonjë), britaniku shënon fitoren e 106-të në karrierën e tij, duke e rikthyer markën e Maranelo-s në shkallën më të lartë të podiumit. Vendi i dytë i shkoi Xhorxh Rasëll me Mercedes, ndërsa kampioni në fuqi i McLaren Lando Norris plotësoi podiumin si i tretë. Ndërkaq ditë e keqe për Kimi Antonelin, kryesuesin aktual të Botërorit 2026. Italiani 19 vjeçar vetëm pak xhiro nga fundi, pati probleme në makinë duke e lënë garën teksa ishte në vendin e dytë. Edhe piloti i Ferrarit Sharls Leklerk u tërohq nga gara me vetëm 3 xhiro nga fundi. Sakaq,...