Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten
Maldini dhe Leonardo dhanë dorëheqjen pas zhvillimeve të fundit. Ish-trajneri i axurrëve duket shumë pranë rikthimit. U duk se ishte vendosur gjithçka, por në fakt e ardhmja e stolit të Italisë është ende e paqartë. Andrea Pirlo bëri me dije se nuk është më kandidat, Paolo Maldini dhe Leonardo më pas dhanë dorëheqjen nga postet drejtuese. Dhe tani duket se është hapur rruga për rikthimin e Roberto Mancini-t në stolin e kombëtares italiane. “Mancio” është kandidati i preferuar i Malagò dhe me largimin e drejtorit teknik dhe Leonardo, ai është në “pole position” për të marrë drejtimin e Italisë, duke parakaluar kështu edhe Antonio Conte-n. Pas refuzimit të Pep Guardiola-s dhe Carlo Ancelotti-t, si dhe kaosit me Pirlo-n, çështja e trajnerit është bërë më komplekse....
Burimi:
javanews.al