Rice: Në Premier nuk të dhuron gjë askush, duhet të shkojmë në Etihad e të luftojmë për titullin

Rice: Në Premier nuk të dhuron gjë askush, duhet të shkojmë në Etihad e të luftojmë për titullin

Declan Rice është i sigurt. Për mesfushorin anglez, Arsenal është gati të lërë pas një mal zhgënjimesh, përfshirë humbjen në finalen e Carabao Cup kundër Manchester City, për të fituar ndeshjen e radhës në Premier League kundër ekipit të Guardiola, të dielën në “Etihad”. Besimi te “topçinjtë” është rritur pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League, ndërkohë që klubi londinez ka 22 vite që nuk ka fituar titullin, një tabu që duhet të thyhet. “Është e bukur të luash një ndeshje të tillë, mezi po presim”, tha Rice. Më tej, ai shtoi: “Kjo është arsyeja pse luajmë futboll. Kur shikon ndeshjet e Premier League si fëmijë, sheh këto ndeshje të shkëlqyera, këto momente që përcaktojnë një sezon. Gjithçka ka të bëjë me të qenit gati...