Revolucion bardheblu, Tirana “shpërthen” në merkato, tani synon edhe Xhixhën

Revolucion bardheblu, Tirana “shpërthen” në merkato, tani synon edhe Xhixhën

Në kryeqytet, në shtëpinë e Tiranës, po vihet në jetë një revolucion i vërtetë, në një kohë kur në gjysmën e parë të sezonit bardheblutë dështuan totalisht duke mbyllur vitin në vendin e fundit me 10 pikë në 18 javë. Prej kohësh, trajneri Nuhiu edhe pjesa tjetër e stafit drejtues po prisnin me padurim merkaton e janarit për të ndryshuar situatën. Pa u mbyllur mirë viti, Tirana largoi në bllok 9 lojtarë, ndërsa tani është koha për të përforcuar ekipin. Në letër, Tirana po zhvillon një super merkaton, të paktën deri më tani, pasi po afrojnë në kryeqytet lojtarë me vlerë shumë të lart në tregun e transferimeve. I pari që zbarkoi në kryeqytet ishte mesfushori 24-vjeçar Patrik Myslovic, për të vijuar më pas me...