Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

Rei Manaj është pritur si hero nga tifozët e Sivasporit. Rikthimi i tij ka parë qindra tifozë, që të zhvendoseshin në aeroport. FIFA zhbllokoi merkaton e klubit turk vetëm dy ditë më parë. Kështu Manaj do të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit, pasi vendosi të ndajë rrugët me Sharjah. Manaj kishte kërkuar dy mijë tifozë në aeroport për rikthimin e tij. Tashmë do të luajë në Ligën e Parë turke me klubin që synon ngjitjen përmes “play off”.