Rei Manaj e ka ndarë mendjen, “zhduket” nga arabët dhe mban gjallë ëndrrën e klubit të bllokuar në FIFA

Rei Manaj e ka ndarë mendjen, “zhduket” nga arabët dhe mban gjallë ëndrrën e klubit të bllokuar në FIFA

Rei Manaj mungoi sot për të dytën ndeshjen radhazi te Sharjah FC. Sulmuesi i Kombëtares nuk ishte as në stol në transfertën e Al Dhafrës. Një takim që kishte vlerë për javën e 14-të të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe u mbyll me fitoren 0 me 2 të Sharjah FC. Manaj duket se e ka ndarë mendjen për t’u larguar përfundimisht. Dëshira e tij mbetet rikthimi te Sivaspori në Turqi, edhe pse u raportua se destinacioni i ri do të jetë Kina. 28-vjeçari është shprehur se po heq dorë nga rreth 4 milionë euro, për t’u transferuar te klubi turk. Po ashtu pret që 2 mijë tifozë të vendosen në aeroport, kur ai të mbërrijë dhe po ashtu të ndërtohet një ekip pretendent...