Real Madridi emëron Papa Leo XIV anëtar nderi të klubit
11 Qershor 2026 20:27 Telesport Në mbledhjen e Bordit Drejtues të Real Madridit ditën e sotme, janë marrë dy vendime shumë të rëndësishme. I pari është zyrtarizimi i Jose Mourinho si trajneri i ri. Portugezi firmos për tre vite. Vendimi i dytë është emërimi i Papa Leo XIV anëtar nderi i Real Madridit. “Bordi i Drejtorëve të Real Madrid CF, i mbledhur sot të enjten, më 11 qershor, dhe i kryesuar nga Florentino Perez, ka rënë dakord të emërojë Shenjtërinë e Tij Papa Leo XIV, anëtar nderi të Real Madridit, çmimi më i lartë i dhënë nga klubi ynë. Kështu, Real Madridi tregon admirimin dhe njohjen e tij për një figurë universale që përfaqëson miliarda njerëz dhe që promovon paqen, solidaritetin dhe drejtësinë në botë....
Burimi:
telesport.al