Real Madridi e do, Vitinha përjashton hipotezën: Budallallëk po të largohesha nga PSG

Real Madridi e do, Vitinha përjashton hipotezën: Budallallëk po të largohesha nga PSG

5 Mars 2026 10:56 Alfred Lleshi Motori dhe truri i mesfushës së PSG-së, Vitinha u lidh fuqishëm me Real Madridin pas largimit të Modric dhe mungesës së një pasardhësi në ekipin e Arbeloa. Megjithatë, mesfushori portughez qartësoi zërat: “Do të ishte një budallallëk po të largohesha nga PSG. Nuk besoj se do të ishte gjëja më e mirë për mua. Ndihem shumë mirë këtu te PSG”. Pra, portugezi theksoi dëshirën për të qëndruar nën drejtimin e Luis Enrique dhe pranë “Tour Eiffel”. Vitinha ka një klauzolë prej 90 milionë eurosh për këtë verë, pas Botërorit, por dëshiron të qëndrojë larg Realit: “Ndjej se njerëzit më vlerësojnë shumë… Dua të qëndroj këtu te PSG, është dëshirë edhe e familjes sime”. Ai shtoi: “Kemi një grup fantastik...