Real Madrid nis bisedimet me Vinicius Jr, i ofron kontratë të re me kushte të reja

Real Madrid nis bisedimet me Vinicius Jr, i ofron kontratë të re me kushte të reja

27 Korrik 2026 10:30 Telesport Klubi i Real Madrid do të zhvillojë bisedime të mëtejshme me përfaqësuesit e Vincius Junior në lidhje me të ardhmen e tij këtë javë. Këto diskutime do të përqendrohen në gjetjen e një marrëveshjeje mbi një kontratë të re afatgjatë. Ditët e fundit, Arsenal është i interesuar për Vinicius dhe po e monitoron situatën nga afër. “Sky Sports News” zbulon se marrëveshja e propozuar nga Real Madrid për të nënshkruar Yan Diomande nga Leipzig nuk do të ketë asnjë ndikim në situatën e Vinicius. Edhe trajneri Jose Mourinho dëshiron ta mbajë sulmuesin Brazilian, por klubi spanjoll dëshiron që lojtari të nënshkruajë kushte të reja.