Real Madrid merr ofertën e parë nga Londra për dështimin e këtij sezoni. 45 mln euro nuk i bindin madrilenët
25 Prill 2026 21:04 Telesport I transferuar verën e kalaur me shumë bujë nga River Plate te Real Madrid për 45 milionë euro, Franco Mastantuono nuk ka arritur dot të përshtatet në sezonin e tij të parë në Spanjë. Argjentinasi ka luajtur vetëm 1265 minuta dhe ka shënuar 3 gola, shumë larg pritshmërive. Duke parë shanset e pakta për të fituar vendin e titullarit te Real Madrid, Mastantuono pritet të jetë një nga protagonistët kryesor të merkatos së verës. “Fichajes” zbulon se Tottenham i ka dërguar ofertën e parë Real Madridit për Mastantuono që është rreth 45 milionë euro, e njëjta shifër që madrilenët paguan te River Plate. Edhe pse londinezët janë në një moment të vështirë, pasi rrezikojnë të përfundojnë në Championship, drejtuesit e...
Burimi:
telesport.al