Rashford zgjedh “shtëpinë” e Messit për t’u bërë “bishë” para Botërorit
1 Qershor 2026 8:32 Alfred Lleshi Marcus Rashford po shfrytëzon ditët e fundit para grumbullimit me kombëtaren angleze për t’u përgatitur në mënyrën më profesionale të mundshme. Sulmuesi anglez ka zgjedhur të stërvitet në qendrën moderne të Inter Miami, klubit ku aktivizohet Lionel Messi. Kompleksi stërvitor i klubit amerikan konsiderohet ndër më të avancuarit në MLS për sa i përket teknologjisë dhe metodave të punës, duke e kthyer Miami në një pikë referimi të futbollit modern. Kjo zgjedhje vjen në një periudhë kur shumë lojtarë që sapo kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre po kryejnë programe individuale përpara nisjes së Botërorit. Së fundmi janë publikuar fotografi të Rashford duke punuar në palestër dhe në fushë, i shoqëruar nga anëtarë të stafit të tij personal....
Burimi:
telesport.al