Raporti i UEFA-s & Nielsen: Rritet interesi për kombëtaren shqiptare, perceptim pozitiv krahasuar me rivalët
Kombëtarja shqiptare vazhdon të mbetet pika më e fortë e identifikimit dhe krenarisë për tifozët në vend. Kjo konfirmohet nga raporti “UEFA Grow Market Research”, i realizuar nga UEFA në bashkëpunim me agjencinë Nielsen, i cili evidenton nivelin e lartë të interesit dhe perceptimit pozitiv ndaj ekipeve kombëtare shqiptare. Sipas studimit, interesi për Kombëtaren A është rritur nga 61% në vitin 2016 në 66% në vitin 2026, ndërsa ndërgjegjësimi dhe njohja për ekipet e tjera kombëtare ka ardhur gjithashtu në rritje. Raporti vlerëson se objektivi i Shqipërisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës dhe organizimi i Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027 kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e interesit të publikut. Kombëtarja A gëzon gjithashtu perceptimin më pozitiv ndër të gjitha ekipet kombëtare, me...
Burimi:
telesport.al