Ramadani kaloi në Turqi, klubi turk Corum paguan 1 mln euro për shqiptarin

Ramadani kaloi në Turqi, klubi turk Corum paguan 1 mln euro për shqiptarin

Adriatik BALLA Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, do të largohet nga Serie A për të nisur një aventurë të re në Superligën e Turqisë, ku do të veshë fanellën e Çorum, skuadër e ngjitur në superligën turke. Për Leçen, largimi i Ramadanit përfaqëson fundin e një cikli të rëndësishëm, ndërsa për vetë futbollistin nis një sfi dë e re në një kampionat gjithnjë e më konkurrues. Klubi italian do të arkëtojë rreth 1 milion euro nga shitja e kartonit të mesfushorit shqiptar, një shumë që pritet të investohet për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Transferimi Marrëveshja mes Leçes dhe Çorum FK është arritur dhe Ramadani pritet të firmosë një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovim me klubin turk. Sipas raportimeve nga mediat italiane...