Ramadani i qartë për rolin në skuadër, Asllani merr kritika
Adriatik BALLA Nesër në mbrëmje përfaqësuesja jonë do të luajë ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji, atë ndaj Luksemburgut. Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran ka zhvilluar dje seancën e radhës stërvitore, pikërisht në “Shtëpinë e Futbollit”. Në një prononcim për “fshf.org”, mesfushori Ylber Ramadani dhe mbrojtësi Mario Mitaj analizuan ndeshjen ndaj Izraelit dhe folën për përgatitjet dhe objektivat e sfidës ndaj Luksemburgut. Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani, u shpreh ndër të tjera se këto dy miqësore janë shumë të vlefshme për ndeshjet e shtatorit dhe objektivin për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian. “Ne e kishim përgatitur ndeshjen për të luajtur në mënyrë ofensive, për të sulmuar më shumë kundërshtarin. Mendoj se në pjesën e parë një pjesë të ndeshjes e kemi bërë shumë...
Burimi:
sot.com.al