Qëndrimi/ Klop: Trump dhe Infantino s’marrin vesh nga futbolli
Nuk kanë të ndalur reagimet lidhur me vendimin e FIFA-s që lejoi Folarin Balogunin të luajë ndaj Belgjikës, ndonëse në ndeshjen e kaluar të SHBA-së në Botëror u ndëshkua me të kuq. Pas Federatës së Belgjikës dhe UEFA-s kanë reaguar edhe shumë palë të tjerë. Thuajse të gjithë e vlerësojnë gabim vendimin e FIFA-s. Ka pasur raportime që vendimi është ndikuar nga telefonata e Donald Trump me presidentin e FIFA-s, Xhani Infantino. Me interesim është pritur edhe reagimi i trajnerit të njohur gjerman, Jurgen Klop. “Ky është sporti ynë, jo i tyre. Nëse Trumpi dhe Infantino e kanë zgjedhur këtë mes tyre, është çmenduri. Vë në diskutim çdo gjë. Këta dy njerëz, që nuk dinë asgjë për futbollin, nuk do të duhej të kishin asgjë...
Burimi:
sot.com.al