PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për francezët

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për francezët

PSG bën historinë, fiton,Champions League për të dytin sezon radhazi. U deshën 120 minuta lojë dhe gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltive për të përcaktuar fituesin e Champions League për sezonin 2025-2026 në finalen e madhe të luajtur këtë të shtunë (30 maj) në “Puskás Arena” në Budapest, sfidë e cila u transmetua LIVE dhe ekskluzivisht në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus. Një përballje vërtet spektakolare, ku PSG dhe Arsenal dhanë gjithçka në fushën e lojës, por në fund fati i buzëqeshi francezëve. Ishin anglezët ata që kaluan në avantazh në minutën e 6-të të pjesës së parë me anë të gjermanit Kai Havertz, i cili shfrytëzoi një kundërsulm perfekt të “Topçinjve”. Pas golit të shënuar, Arsenali u tërhoq disi në mbrojtje, duke...