PSG merr lajmin e keq për ndeshjen e kthimit ndaj Bayern. Mungon Hakimi, asgjë serioze për Mendes

PSG merr lajmin e keq për ndeshjen e kthimit ndaj Bayern. Mungon Hakimi, asgjë serioze për Mendes

29 Prill 2026 19:16 Telesport PSG fitoi mbrëmë 5-4 ndaj Bayern Munich, në një ndeshje spektakolare, e vlefshme për takimin e parë për gjysmëfinalet e Champions League. Pavarësisht fitores, PSG mori dy lajme aspak të mira nga ky takim. Për parizienët u dëmtuan Nuno Mendes dhe Achraf Hakimi. Nëse për portugezin nuk ka asgjë serioze dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit ndaj Bayern, për Hakimin nuk do të jetë aspak kështu. Testet mjekësore të zhvilluara ditën e sotme kanë konfirmuar një dëmtim muskulor në kofshë, ndaj marokeni do të mungojë për sfidën e kthimit, të mërkurën e ardhshme. Mungesa e një lojtari si Hakimi do të jetë problem i madh për PSG-në, pavarësisht se parizienët kanë një ekip të kompletuar. Në...