PSG këmbëngul për Suzuki, nuk dorëzohet as Juventusi. Mbetet në lojë pista e huazimit
PSG vazhdon përpjekjet për ta transferuar portierin japonez të Parmës, Zion Suzuki. Sipas “Sky Sport”, bisedimet mes klubit francez dhe Parmës vijojnë, edhe pse palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje. Në garë mbetet edhe Juventusi, i cili e vlerëson shumë portierin japonez. Bardhezinjtë po ndjekin me kujdes zhvillimet e negociatave dhe nuk përjashtohet mundësia që, nëse PSG e blen Suzukin, ta huazojnë më pas. Një formulë e ngjashme kjo me marrëveshjen e realizuar më parë për Randal Kolo Muani. Megjithatë, Juventusi duhet fillimisht të presë përfundimin e bisedimeve mes PSG-së dhe Parmës. Nëse transferimi i Suzukit te kampionët e Francës dështon, “Zonja e Vjetër” do të ketë rrugën e lirë për të tentuar blerjen e tij. Në rast se marrëveshja realizohet, huazimi në Torino...
Burimi:
telesport.al