PSG hidhet në sulm për Julián Álvarez, klubi “rojiblanco” kërkon mbi 150 milionë euro

PSG hidhet në sulm për Julián Álvarez, klubi “rojiblanco” kërkon mbi 150 milionë euro

12 Maj 2026 11:49 Alfred Lleshi PSG ka nisur negociatat me Atlético Madridin për transferimin e Julián Álvarez. Sipas raportimeve të “El Chiringuito”, klubi francez është aktualisht më konkret se çdo tjetër dhe po përgatit ofertën që kalon 150 milionë euro. Trajneri Luis Enrique e konsideron argjentinasin si qendrësulmuesin ideal për projektin e sezonit të ardhshëm dhe e ndjek prej kohësh, që nga periudha kur lojtari ishte pranë largimit nga Manchester City. Burime pranë palëve bëjnë me dije se kontaktet mes PSG dhe stafit të lojtarit vazhdojnë prej javësh. Alvarez e mbylli sezonin me 20 gola dhe 9 asistime në të gjitha kompeticionet, duke marrë rolin e liderit ofensiv tek Atletico Madridi. Megjithatë, Diego Simeone e konsideron lojtarin “të paprekshëm”, ndërsa klubi madrilen ka përsëritur...