PSG arrin marrëveshjen me yllin, por një kërkesë e çmendur mund të prishë gjithçka
Paris Saint-Germain mbetet destinacioni i preferuar i Yan Diomandé, por negociatat me Leipzig janë ende larg finalizimit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i lindur në vitin 2007, i cili shënoi 13 gola dhe dha 10 asiste në 36 ndeshje sezonin e kaluar, është një nga talentet më të kërkuara në Europë. Sipas Bild, Liverpool, Arsenal, Real Madrid dhe Manchester City po e ndjekin gjithashtu, por PSG ka avantazhin falë angazhimit të lojtarit, pasi thuhet se ka arritur tashmë një marrëveshje me klubin francez deri në vitin 2031. Megjithatë, klubi gjerman mbetet pengesë dhe drejtori sportiv Marcel Schäfer përsëriti ditët e fundit dëshirën e klubit për ta mbajtur talentin nga Bregu i Fildishtë: “Qëllimi ynë është i qartë: Yan Diomandé do të luajë për Leipzig edhe...
Burimi:
telesport.al