Provoi fanellat e Shqipërisë dhe Kosovës, Feka tani luan në kategorinë e pestë
Ekipi i Eichedes ka siguruar shërbimet e ish-profesionistit Dren Feka për edicionin 2026/2027. Feka është 28-vjeçar dhe kërkon fillim të ri në klubin e kategorisë së pestë gjermane. “Kicker” i ka kushtuar një shkrim Fekës, që vlerësohej talent i madh një dekadë më parë, por nuk e arriti asnjëherë nivelin që i parashikohej. Në moshën 18-vjeçare, Feka firmosi kontratën e parë profesionale me Hamburgun, që atëbotë ishte në Bundesligë. Mesfushori ishte zhvilluar te Hamburgu prej moshës 11-vjeçare. Ai kishte ushtruar me ekipin e parë të Hamburgut, por pa debutuar në Bundesligë. “Duke shikuar prapa, më duhet të them se çdo gjë erdhi shumë herët për mua. Është dashur të zhvillohem edhe dy apo tre vjet më shumë. Firmosni një kontratë luksoze dhe mendoni se çdo...
Burimi:
sot.com.al