Programi “Klubi në Komunitet”, FSHF zhvillon takim me klubet e Abissnet Superiore
Federata e Futbollit zhvilloi një takim me përfaqësuesit e klubeve të Abissnet Superiore në kuadër të Programit “Klubi në Komunitet”, një iniciativë që synon të forcojë lidhjen mes klubeve dhe komuniteteve ku ato veprojnë, duke nxitur angazhimin e tifozëve dhe promovuar rolin social të futbollit. Gjatë takimit, përfaqësuesit e FSHF-së prezantuan objektivat dhe drejtimet kryesore të programit, duke vënë theksin te rëndësia e krijimit të marrëdhënieve më të qëndrueshme mes klubeve dhe komuniteteve lokale. Programi synon të mbështesë klubet në zhvillimin e aktiviteteve që afrojnë futbollin me tifozët, familjet, të rinjtë dhe institucionet e ndryshme në zonat ku ato ushtrojnë aktivitetin e tyre. Pjesë e diskutimeve ishin edhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet FSHF-së dhe klubeve për zbatimin e nismave konkrete komunitare gjatë sezonit sportiv, si...
Burimi:
sportekspres.com