Problemet e para/ Maldini, hap prapa për Drejtor Teknik të Italisë

Problemet e para/ Maldini, hap prapa për Drejtor Teknik të Italisë

Eventualisht ai do duhej të zgjidhte trajnerin e ri të 4 herë kampionëve të Botës, Italisë. Me zgjedhjen e e Malagos si president i FIGC, ka nisur puna kryesisht për të marrë vendime të shpejta sa i takon krerëve të rinj të ekipit kombëtar të futbollit. Në fakt, i preferuari i Xhovani Malago-së, Paolo Maldini, edhe pse u tha se ishte në ‘pole’ për t’u bërë Drejtori i ri Teknik i Italisë diçka e tillë mund të refuzohet nga legjenda e Milanit. Maldini ishte kandidati më i fortë për këtë punë dhe Presidenti Federal i sapozgjedhur tani do të duhet të marrë në konsideratë një alternativë ndaj ish-kapitenit të Milanit dhe legjendës së Kombëtares italiane./Sportiim.al/ Post navigation