Presidenti Duka prezanton strategjinë “Vision to Victory 2026-2030”: Ta kthejmë së bashku vizionin në fitore

Presidenti Duka prezanton strategjinë “Vision to Victory 2026-2030”: Ta kthejmë së bashku vizionin në fitore

Federata e Futbollit organizoi këtë të hënë eventin e rëndësishëm të prezantimit të strategjisë “Vision to Victory 2026-2030”. Një strategji me projekte që pritet të sjellin ndryshime cilësore në futbollin shqiptar në 4 vitet e ardhshme e që është bërë ë bashkëpunim me ekspertët më të mirë të UEFA-s pas një pune kërkimore të gjatë. Të pranishëm në këtë event madhor dhe shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe të ardhmen e futbollit shqiptar ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, Presidentë dhe përfaqësues të klubeve shqiptare, drejtues të Shoqatave Rajonale të Futbollitt, anëtarë të komunitetit të futbollit, ish-futbollistë të njohur, sponsorë, organizata partnere, media, etj. Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, kreu i qeverisë...