Prenga përlotet pas humbjes, i kërkon falje shqiptarëve! Joshua feston me flamur kuqezi (VIDEO)
Ishte ndeshja e jetës për Kristian Prengën, por ish-kampioni i botës Anthony Joshua rezultoi ‘kockë e fortë’ për shqiptarin. Në eventin kryesor të mbrëmjes së boksit në Xhedah të Arabisë Saudite Prenga u mposht me nokaut në raundin e dytë nga anglezi edhe pse e nisi shumë mirë raundin e parë. 35-vjeçari shqiptar, përkundër të gjithë pritshmërive, e nisi furishëm përballjen e peshave të rënda. Prenga në raundin e parë e hodhi dy herë në tapet Anthony Joshua-n edhe pse asnjë nga goditjet nuk ishte e pastër. Më pas gjithçka ndryshoi pas instruksioneve që Joshua mori në pushimin e raundit të parë nga ekipi i tij ukrainas. Në raundin e dytë ishte komplet një histori tjetër. Pas disa goditjeve të forta Prenga mbeti në një...
Burimi:
javanews.al