Trajneri i Crystal Palace gjobitet me 1500 euro dhe i bllokohet patenta 6 muaj për shpejtësi 15 km mbi normën e lejuar
Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, ka humbur lejen e drejtimit pasi u kap duke drejtuarmjetin mbi shpejtësinë e lejuar në një rrugë urbane. Tekniku austriak u filmua vitin e kaluar duke drejtuar automjetin e tij BMW me 47 km/h në një zonë ku kufiri maksimal i shpejtësisë ishte 32 km/h. Pas procedurave ligjore, Glasner pranoi fajin me shkrim përpara gjykatës së kundërvajtjeve dhe nuk kërkoi lehtësim të dënimit. Ai theksoi se merr përgjegjësi të plotë për veprimet e tij dhe premtoi se nuk do të shkelë më rregullat e qarkullimit. “Nga ana ime marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia dhe e kuptoj seriozitetin e situatës. Kam marrë masa që kjo të mos përsëritet. Duke pasur parasysh natyrën e punës sime, do të sigurohem...
Burimi:
top-channel.tv