Tottenham nuk sheh dritë në fund të tunelit, Crystal Palace e mund në derbin londinez, humbja e 3 radhazi për Igor Tudor
Tottenham nuk po mund të shohë dritë në fund të tunelit në Premier League angleze. Skuadra e drejtuar nga Igor Tudor humbi një tjetër derbi londinez, këtë radhë ndaj Crystal Palace në shtëpi me rezultatin 3-1. Në pjesën e parë u pa gjithçka në fushën e lojës. Në minutën e 29, Crytal Palace shënoi me Sarr, një gol që u anulua për një pozicion jashtë loje milimetrik dhe menjëherë pas këtij momenti Tottenham zhbllokoi rezultatin me Solanken duke marrë avantazhin në 1-0. Një avantazh që nuk rezistoi shumë pasi Mickey Van den Ven shkaktoi një 11 metërsh duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq për të lënë Tottenham në inferioritet numerik. Ismaila Sarr shkoi te pika e bardhë duke u treguar i saktë për...
Burimi:
top-channel.tv