Tifozët e Premier League i thonë ‘jo’ sistemit VAR, mbi 75% e tyre janë kundër

Tifozët e Premier League i thonë ‘jo’ sistemit VAR, mbi 75% e tyre janë kundër

Tifozët e Premier League ‘ngelin në klasë’ sistemin VAR. Rreth 8000 tifozë, që ndjekin mbi 15 ndeshje të skuadrave të tyre në shëpi në një sezon të kampionatit anglez, morën pjesë në një sondazh të kryer nga Football Supporters’ Association për vlerësimin e sjelljes së tyre kundrejt teknologjisë. Rezultatet e këtij sondazhi tregojnë se teknologjia nuk është aspak popullore’ mbi 97% e të intervistuarve kundërshtojnë mendimin se sistemi VAR e bën më të këndshme të shohësh ndeshjet e futbollit, ndërsa mbi 90% nuk janë dakord me faktin që ai e ka përmirësuar eksperiencën e të ndjekurit në stadium të ndeshjeve. Përsa i përket pyetjes nëse ishin pro përdorimit të sistemit VAR në futboll, 75.71% e të anketuarve u përgjigj negativisht, ndërsa 70% e kundërshtuan idenë...