Southampton pranon “spiunazhin”, por pretendon se analisti ka vepruar i vetëm, çfarë parashikon rregullorja
Masat ndëshkimore për klubin mund të variojnë nga gjoba financiare deri te përjashtimi nga gara në skenarin më të keq. Southampton ka pranuar akuzën për sjellje të pahijshme, pasi një anëtar i ekipit të tyre të analizës u kap duke “spiunuar” seancën stërvitore të Middlesbrough të enjten. Telegraph Sport zbulon se klubi i “Championship” nuk ka tentuar të kundërshtojë akuzën për përfitim të padrejtë avantazhi përpara gjysmëfinales së “Play-off”-it, pasi Federata Angleze (EFL) ngriti zyrtarisht padinë të premten vonë. Mbrojtja e klubit bazohet në pretendimin se analisti ka vepruar me iniciativën e tij personale dhe nuk ka qenë i udhëzuar nga klubi për të udhëtuar drejt hotelit “Rockcliffe Hall”, që ndodhet ngjitur me qendrën stërvitore të Middlesbrough, për të vëzhguar fshehurazi Kim Hellberg dhe lojtarët...
Burimi:
top-channel.tv