Rashford në dyshim për të qëndruar në “Camp Nou”, Barcelona hyn në negociata për yllin e Newcastle
Barcelona po bën përparim në ndjekjen e sulmuesit të Newcastle, Anthony Gordon (25), sipas Mundo Deportivo. Pavarësisht konkurrencës së fortë nga Bayern Munich dhe Liverpool, lojtari anglez e ka përparësi transferimin te klubi katalanas dhe është i etur për t’u bashkuar me projektin e udhëhequr nga Hansi Flick dhe Deco. Udhëtimi i fundit i drejtorit të futbollit të Barcelonës në Londër nuk ishte vetëm për të bërë kontakte për Joao Pedron, qendërsulmuesin e Chelseat, por lidhej edhe me interesin e fortë për të nënshkruar me Anthony Gordon, një objektiv qartësisht prioritar për Barcelonën. Në ditët e fundit, Liverpooli iu bashkua Bayern Munich në ndjekjen e sulmuesit anglez, të etur për të forcuar sulmin e tyre pas një viti zhgënjyes që kulmoi me largimin e njërit...
Burimi:
top-channel.tv