Premier League/ Manchester United del me 1 pikë nga sfida me Sunderland-in e Granit Xhakës
Nuk pati fitues në ndeshjen e javës së 36 të Premier mes Sunderlandit dhe Manchester United. Në ‘Stadium of Light’ kjo ndeshje u mbyll me barazimin 0-0 me të dyja skuadrat që morën nga 1 pikë secila. Ishte një ndeshje ku Sunderlandi meritonte diçka më shumë duke parë mundësitë e krijuara në fushën e lojës teksa shtylla dhe portieri Lammens u bënë pengesa e kësaj skuadre për të gjetur rrugën e rrjetës. Manchester United që kishte zbritur në fushën e lojës me 5 ndryshime në formacion dhe pa Casemiron, u duk se do të mbyllte këtë ndeshje pa asnjë gjuajtje në portë, gjë që do t’i ndodhte për herë të parë që nga 2015 por në minutat shtesë, Matheus Cunha ishte shumë pranë shënimit të...
Burimi:
top-channel.tv