Premier League/ Chelsea i merr pikë Liverpool dhe ndërpret serinë e 6 humbjeve radhazi

Premier League/ Chelsea i merr pikë Liverpool dhe ndërpret serinë e 6 humbjeve radhazi

Chelsea ndërpret serinë e 6 humbjeve radhazi në Premier League teksa arriti të marrë 1 pikë në sfidën e vlefshme për javën e 36 të kampionatit ndaj Liverpool. Në Anfield, kjo sfidë përfundoi me barazimin 1-1 që i jep mundësinë Liverpoolit t’i afrohet akoma më shumë kualifikimit për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm. Ishte një ndeshje që u shkrua në pjesën e parë kur u shënuan të dy golat e saj. Skuadra e Arne Slot që është gjithnjë e më shumë nën presion mori avantazhin në këtë përballje me golin e Gravenberch që në minutën e 6. Megjithatë Chelsea diti të reagojë dhe në minutën e 35 arriti të barazojë shifrat në 1-1 me Enzo Fernandez që ekzekutoi saktë një goditje dënimi....