Premier League/ Arsenal rigjen suksesin, kthen diferencën prej 3 pikësh me Manchester City
Arsenal kthehet te fitorja në Premier League angleze. Topcinjtë e Londrës mposhtën në ndeshjen e javës së 34 Neëcastle me rezultatin 1-0 duke kthyer diferencën prej 3 pikësh me Manchester City të vetëm në krye të klasifikimit. Newcastle ka një qasje më të mirë në fillimin e ndeshjes duke u shfaqur të rrezikshëm, por në minutën e 9 u ndëshkua; edhe këtë radhë falë skemës së goditjeve të këndit ku Eze u çlirua mirë dhe me një gjuajtje të fortë dhe perfekte e dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Mikel Artetës. Magpies u përpoq t’i përgjigjej me Willock, por ky i fundit nuk kishte saktësinë e duhur. Në krahun tjetër, Arsenali e kishte kontrollin e lojës dhe madje iu afrua edhe...
Burimi:
top-channel.tv