Përhapja e lajmit për largimin nga Manchester City, Guardiola i zemëruar, organizon mbledhje në orët e vona të natës
Tashmë është e sigurt, Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Por ajo që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit katalanas duke mos e fshehur zemërimin, është mënyra sesi u përhap lajmi në mbrëmjen e së hënës. Në fakt trajneri 55 vjeçar nuk donte që e gjithë kjo të mësohej publikisht përpara ndeshjes me Bournemouth dhe sipas asaj që publikon tabloidi britanik ‘The Sun’ që citon disa burime, Haaland dhe futbollistët e tjerë të Manchester City kanë mbetur të shokuar nga vendimi i trajnerit të tyre për t’u larguar nga Citizens. Në fakt lojtarëve, ditën e shtunë iu ishte komunikuar se ish trajneri i Barcelonës dhe Bayernit të Mynihut do të qëndrontë në pankinë për të paktën edhe një sezon...
Burimi:
top-channel.tv