Pep përshëndet Bernardo Silvën, banda Oasis dhe festa me skuadrën e vajzave, dita perfekte e Manchester City
Manchester City pati një ditë perfekte dhe kjo jo vetëm për meritë të skuadrës së Pep Guardiolës që fitoi Kupën e Anglisë pasi mundi Chelsea në finale me rezultatin 1-0, por edhe për meritë të skuadrës së vajzave që u shpall kampione e Anglisë. Në fakt skuadra e vajzave e Manchester City e kishte fituar matematikisht titullin përpara 10 ditësh, por vetëm këtë të shtunë e ngritën trofeun, praktikisht në një kohë me atë të FA Cup që ngriti skuadra e djemve. Një moment emocionues dhuruan Bernardo Silva dhe Pep Guardiola me trajnerin që me një përqafim të gjatë përshëndeti trekuartistin e tij me të cilin kanë fituar dhjetëra trofesh. Ishte pikërisht Bernardo Silva ai që ngriti trofeun e FA Cup së bashku me John...
Burimi:
top-channel.tv