Nga rrugët e varfra të Ekuadorit te milionat me Chelsea-n, historia frymëzuese e mesfushorit të “Bluve”
Nga lagjet e varfra të Ekuadorit deri te trofetë me Chelsea-n dhe Botërori i dytë në karrierë. Historia e Moises Caicedos është kthyer në simbol të sakrificës dhe suksesit në futbollin botëror. Mesfushori 24-vjeçar i Chelsea dikur luante zbathur në rrugët e Santo Domingos në Ekuador, ndërsa sot konsiderohet një nga futbollistët më të shtrenjtë në historinë e futbollit anglez. Trofeu i parë i Caicedos ishte një kupë plastike e artë, e huazuar nga një fqinj për një turne mes fëmijëve të lagjes “Mujer Trabajadora”. Sot, ai ka ngritur Kupën e Botës për Klube me Chelsea-n dhe po përgatitet për Botërorin e dytë me Ekuadorin. Miqtë dhe trajnerët e tij kujtojnë vështirësitë e fëmijërisë, ku Caicedo shiste lule në varreza për të ndihmuar familjen me...
Burimi:
top-channel.tv