‘Më pëlqejnë vajzat më të reja’/ Alex Jimenez në telashe, bisedë me një minorene, Bournemouth e pezullon
Alex Jimenez është në telashe të mëdha në Angli. Mbrojtësi i krahut që Bournemouth e mori në muajin shkurt nga Milani është përfshirë në vorbullën e polemikave të forta për shkak të disa mesazheve të papërshtatshme që u bënë virale në rrjetet sociale që 21 vjeçari ka shkëmbyer me një vajzë 15 vjeçare. ‘Më pëlqejnë vajzat më të reja’-lexohet në një nga këto biseda. Bisedat që u bënë publike dhe që kanë shkaktuar një valë të madhe indinjate online dhe kërkesë për një hetim urgjent, një kërkesë që Bournemouth e pranoi menjëherë duke e njoftuar nisjen e procedimit përmes një komunikate për shyp, ndërkohë që nxori edhe futbollistin nga skuadra. Jimenez u vu nën hetim për shkak te mesazheve me një 15 vjeçare. Në bisedë...
Burimi:
top-channel.tv