Manchester United gjen zgjidhje për stolin, ja kush pritet të jetë trajneri i “Djajve të Kuq” sezonin e ardhshëm
Manchester United dhe Michael Carrick pritet të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për sezonet e ardhshme, pasi palët janë gjithnjë e më pranë arritjes së një marrëveshjeje të re. Sipas raportimeve të fundit, mundësia që Carrick të qëndrojë në “Old Trafford” është rritur ndjeshëm javët e fundit, ndërsa brenda klubit ekziston bindja se ai duhet të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Manchester United. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se lojtarët, drejtuesit dhe stafi teknik janë të gjithë në të njëjtën linjë për vazhdimin e bashkëpunimit me ish-mesfushorin anglez. Tashmë, hapi i radhës pritet të jetë kalimi i negociatave në fazën përfundimtare dhe firmosja e kontratës së re, e cila do ta mbajë Carrick në klub edhe përtej sezonit të ardhshëm. Michael Carrick mori drejtimin...
Burimi:
top-channel.tv