Manchester City nuk dorëzohet për Premier League, mposht Brentford, 2 pikë pas Arsenalit

Manchester City nuk dorëzohet për Premier League, mposht Brentford, 2 pikë pas Arsenalit

Manchester City nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titullin kampion të Premier League me Arsenalin. Skuadra e Pep Guardiolës arriti të fitojë ndaj Brentford në Etihad me rezultatin e pastër 3-0 duke e çuar për momentin në 2 pikë diferencën me Topçinjtë kryesues, ndërkohë që kujtojmë se Citizens kanë edhe ndeshjen me Crystal Palace për të luajtur. Ishte një sfidë që u vendos në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para rezultati i saj ishte 0-0. Në minutën e 60 skuadra e Pep Guardiolës arriti të zhbllokojë rezultatin pikërisht me Jeremy Doku, njeriun që e shpëtoi nga humbja në transfertën me Everton. Ndërsa në minutën e 75 i erdhi radha Erling Haaland të hedhë firmën në këtë sfidë duke shënuar golin e...