Liverpool në krizë, Salah sulmon Slot: Kemi humbur identitetin tonë
Mohamed Salah është në ditët e tij të fundit me Liverpoolin, por ai është i qartë në atë që dëshiron; të largohet nga The Reds me kualifikimin në Champions League të sezonit të ardhshëm. Pas humbjes në mbrëmjen e së premtes ndaj Aston Villës, situata u komplikua dhe egjiptiani iu drejtua rrjeteve sociale duke bërë një postim ku ai shprehej shumë ashpër sidomos për trajnerin Arne Slot me të cilin Salah nuk ka një raport aspak të mirë ‘Kam parë këtë klub që të kalojë nga dyshues në besues dhe nga besues në kampionë-lexohet në postimin e Salah në rrjetin social X-u desh një punë e madhe dhe unë gjithnjë kam bërë çfarë kisha në dorë për të ndihmuar klubin të arrinte majat. Asgjë nuk...
Burimi:
top-channel.tv