Ishte shumë pranë kalimit te Juventusi, Alisson zgjedh se ku do të luajë sezonin e ardhshëm
Juventusi duket se duhet të heqë dorë nga ideja për të transferuar portierin brazilian Alisson Becker. Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Liverpooli ka vendosur ta mbajë gardianin e tij titullar deri në përfundimin e kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2027. Klubi anglez e konsideron Alissonin një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës, jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për rolin e tij në dhomën e zhveshjes. Trajneri Arne Slot e sheh brazilianin si një element kyç në projektin e tij, veçanërisht në një periudhë kur skuadra mund të përballet me largime të rëndësishme. Vendimi i Liverpoolit mund të hapë rrugën për një ndryshim në të ardhmen e portierit gjeorgjian Giorgi Mamardashvili, i cili vazhdon të përmendet në...
Burimi:
top-channel.tv