Guardiola për të ardhmen: Asnjë njoftim, këtu jam i lumtur, do të flas me presidentin
Orët e fundit në median angleze bërë fakt i kryer largimi i Pep Guardiolës nga Manchester City pas ndeshjes së fundit të kampionatit me Aston Villas. Madje në ndeshjen me Bournemouth që Manchester City e barazoi duke i dhuruar Arsenalit titullin kampion, tifozët e Citizens i kërkuan trajnerit katalanas që të qëndronte. Vetë Guardiola pas përfundimit të ndeshjes foli në lidhje me të ardhmen e tij të Manchester City. ‘Lamtumira ime? Gjatë karrierës sime kam mësuar se të njoftosh diçka gjatë sezonit sjell rezultate negative-ishin fjalët e trajnerit 55 vjeçar-kam edhe një vit në kontratë dhe në fund do të flas me presidentin, të shohim. Këtu jam personi më i lumtur në botë’. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv