Erling Haaland i hap zemrën Guardiolës: Bëre që madhështia të ndihet si normale

Erling Haaland i hap zemrën Guardiolës: Bëre që madhështia të ndihet si normale

Pep Guardiola tashmë është e kaluara e Manchester City, por mesazhet e lamtumirës në radhët e Citizens vazhdojnë. I fundit në listë ishte Erling Haaland që deshi t’i hapë zemrën trajnerit katalanas pas 4 sezoneve që punuan së bashku ‘Një trajner që nuk rreshti kurrë së na mësuari. Duket si një çmenduri të them këtë, por bëre që madhështia të ndihet normale-shkruante sulmuesi norvegjez në rrjetet sociale-edhe pas tregolëshave, fitoreve dhe trofeve kishte një tjetër leksion, një tjetër sfidë dhe një tjetër nivel për t’u arritur. Ky mentalitet ndryshoi këtë klub përgjithmonë dhe më ndryshoi edhe mua. Do të jetë një nder i përjetshëm që të kem punuar me një ndër më të mirët. Faleminderit për gjithçka, boss’. Fjalë këto shumë të ndjera nga ana...