E kryer/ Manchester City gjen zëvendësuesin e Guardiolës, gati kontrata 3-vjeçare me trajnerin që u shpall kampion bote

E kryer/ Manchester City gjen zëvendësuesin e Guardiolës, gati kontrata 3-vjeçare me trajnerin që u shpall kampion bote

Enzo Maresca pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester City, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin anglez për një kontratë trevjeçare. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Manchester City për largimin e Pep Guardiola pas 10 sezonesh në krye të skuadrës, mediat britanike raportojnë se ndarja mes palëve është vetëm çështje kohe. Guardiola konsiderohet trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit. Maresca, ish-trajner i Leicester City dhe Chelsea, do të ketë detyrën e vështirë të vazhdojë trashëgiminë e Guardiolës. Italiani shihet si kandidati ideal për vazhdimësinë e projektit të City-t, edhe për faktin se ka punuar më parë te klubi gjatë sezonit 2020/21. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve është arritur dhe Maresca do të firmosë një...