Crystal Palace dhe dominimi anglez, Premier League, sërish me 9 skuadra në kompeticionet evropiane
Mbi një shekull histori me një palmares thuajse bosh, më pas si me magji, vijnë 3 trofe të ngritur brenda 1 viti; FA Cup 2024/25, Communitys Shield dhe tani Conference League. Një anomali e vërtetë për një klub të themeluar në 1905 dhe që ka në pankinë një trajner si Oliver Glasner që do të largohet. Por futbolli aktual është i tillë; skuadra e 15 e Premier League mund të përballet fare mirë me të gjitha kundërshtaret e kampionateve të tjera, madje edhe ato të një niveli të shkëlqyer. Është ky një tjetër sinjal i dominimit të futbollit anglez në Evropë dhe kjo shfaqet qartë këtë sezon. Për momentin kemi dy triumfe, Aston Villa në Europa League dhe Crystal Palace në Conference League madje pa...
Burimi:
top-channel.tv